Grabitja e supermaketit, arrestohet autori

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe përshkrimi i kasieres kanë çuar në pranga autorin e dyshuar të grabitjes me armë të ndodhur mbrëmë në qytetin e Durrësit.

Autori është 30-vjeçari Fatmir Lukja të cilit i’u sekuestrua edhe arma me të cilën kreu grabitjen e supermaketit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë pranë Spitalit të Durrësit, ku 30-vjeçari Lukaj i maskuar dhe nën kërcënimin e armës arriti të vidhte paratë e xhiros ditore të supermarketit (20.000 lekë të reja).

Në kohën kur ka ndodhur grabitja aty ka qenë vetëm kasierja, e cila ka dorëzuar menjëherë paratë kur është ndodhur përballë armës.

Ndërkaq mësohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

Share Button