Grabitja e makinës “security”, arrestohen 6 punonjësit e policisë private

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 6 punonjësve të SHPSF “Rogat Security”, me akuzën se nuk vepruan për ruajtjen e vlerave monetare, në rastin e grabitjes së automjetit të blinduar me rreth 3 milionë euro.

Në pranga janë vënë Alban Sharra, Agron Ademi, Agron Lloha, Niko Prifti, Eduart Metollari dhe administratori i shoqërisë, Artan Mane.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Automjeti i blinduar i shoqërisë private të sigurimit, që transportonte parà, është grabitur mesditën e së enjtes në afërsi të Laknasit, në kryeqytet.

 

Share Button