Grabitja e bankës, ndalohet drejtori i Sigurisë e shoqëruesi i parave

Kur kanë kaluar 3 ditë nga grabitja e nje banke në bulevardin “Zogu i I”, policia ka ndaluar sot drejtorin e departamentit të sigurimit. Po ashtu u ndalua edhe shoqëruesi i vlerave monetare të bankes në fjale. Policia e Tiranës ndaloi 54 vjeçarin Qirjako Taçe me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Po ashtu u ndalua edhe shoqërues i vlerave monetare pranë Union Bank, 50 vjeçari Robert Fetahu. Këta dy persona akuzohen si bashkëpunëtorë me autorët e grabitjes, pasi nuk kanë ushtruar kompetencat e tyre. Pak ditë më parë, policia arrestoi edhe 6 persona të tjerë, shoqërues të mjetit të blinduar të bankës. Mesditën e 13 shkurtit, tre persona të armatosur në hyrjen e pasme të një filiali banke prane Stacionit të Trenit në Tirane, grabitën automjetin që duhet të fuste një shumë lekësh në bankë. Automjeti i bankës u gjet i braktisur në dalje të kryeqytetit, ndërsa  sasia e parave dyshohet të jetë rreth 10 milionë lekë.

Share Button