Grabitet shtëpia e Rita Orës

Rita Ora është  viktima më e fundit e grabitësve profesionalë të cilët fshihen prapa një sërë grabitjesh në Londër.

Në shtëpinë londineze me 6 dhoma gjumi të këngëtares është lënë të kuptohet se janë vjedhur bizhuteri, para dhe pajisje elektronike ne orët e para të 28 nëntorit .

Vetëm një javë më parë u raportua se u grabitën 500 mijë paund nga shtëpia e Simon Cowell e cila ndodhet më pak se 3 milje larg shtëpisë së 25 vjeçares.

Policia është duke hetuar mundësinë se i njëjti hajdut fshihet pas të dy grabitjeve të artistëve.
Një burim i afër i juristes së X Factor është shprehur për The Sun se Rita është “shumë e tronditur” nga krimi.

“Fatmirësisht Rita nuk ishte në shtëpi në atë kohë, por një pjestar i familjes po flinte në katin e sipërm kështu që mund të kishte shkuar edhe më keq nëse ata do ishin shqetësuar.”- ka shtuar burimi.

 

Share Button