Grabitet një bankë pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë

Një filial banke është grabitur paraditen e së hënës në zonën e “21 Dhjetorit”, në Tiranë.

Sipas dëshmitarëve, autorët e grabitjes kanë qenë dy persona të armatosur. Ata e kanë kryer grabitjen për 3-4 minuta.

Ende nuk dihet shuma e parave të marra nga banka.

Share Button