Grabitet me armë lodër dyqani i internetit tek rruga ‘Bardhyl’

Një tjetër grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.Në rrugën ‘Bardhyl’ një i ri ka hyrë me armë lodër në zyrat e një kompanie interneti.

Ai ka marrë shumën e parave të mbledhura gjatë ditës dhe është larguar.

Punonjësit nuk e kanë kuptuar se arma ishte false, gjë që është kuptuar më vonë nga pamjet e filmuara prej kamerave të sigurisë.Policia po punon per kapjen e autorit.

Share Button