Grabit me thikë kazinonë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë, grabiti mbrëmë një kazino në kryeqytet. Nën kërcënimin e thikës ai i morë një shumë parash punonjësit të kazinosë.

Pas grabitjes, forcat e Komisariatit nr. 3 arritën të identifikonin e më pas të kapnin autorin e ngjarjes. Ai akuzohet për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Share Button