Google do të prodhojë makina pa shofer

Google ka njoftuar se do të nisë ndërtimin e makinave të veta pa shofer, në vend që të modifikojë makinat e ndërtuara nga prodhues të tjerë.
Makina do të ketë butonin “ndal dhe shko”, por jo timon dhe pedale.
Bashkëthemeluesi i kompanisë së internetit, Google, Sregey Brin, i ka shpalosur këto plane gjatë një konference në Kaliforni.
“Jemi shumë të emocionuar për këtë makinë. Është diçka që do të na lejojë të shtyjmë përpara aftësitë e teknologjisë pa shofer dhe të kuptojmë kufizimet”, ka thënë Kris Urmson, drejtor i projektit.
Sipas tij, makinat do të kenë aftësi “për të përmirësuar jetën e njerëzve”.

Share Button