Goditen dy vëllezër me sëpatë pasi u gërvishtën makinën

Sherri banal për gërvishtjen e një makine ka sjellë plagosjen e dy vëllezërve në Mat, pasi janë qëlluar me sëpatë nga dy persona.

Nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet se dy vëllezërit me inicialet E.M dhe V.M., kanë gërvishtur me motor makinën e dy autorëve.

Lidhur me këtë ngjarje, fatmirësisht pa viktima, policia arrestoi G. Alimanin dhe A. Xhetanin, të cilët qëlluan me sëpatë dy vëllezërit duke i lënë të plagosur.

Ata u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share Button