Gjykata heq arrestin shtëpiak për Tom Doshin

Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për deputetin Tom Doshi. Në bazë të vendimit të marrë në seancën e sotme , ku u shqyrtua kërkesa e të pandehurit për heqjen e arrestit shtëpiak, Tom Doshit do t’i duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10.00, në strukturat përkatëse të drejtësisë. “Jam i pakënaqur me vendimin e parë dhe atë të sotëm, sepse akuza nuk ekziston. Gjykata ka qenë nën presionin e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, ka thënë Doshi, i cili ka hedhur akuza direkte ndaj Ramës.  Ai ka ka shtuar se do t’u qëndrojë deklaratave të tij në adresë të krerëve të koalicionit qeverisës deri në fund të kësaj çështjeje.

Share Button