Gjykata e Tiranës dënon me 25 vite burg Ardian Prrenjasin

Gjykata e Tiranës vendosi sot të dënojë me 25 vite burg, pedofilin Ardian Prrenjasi, personi i njohur si “monstra i Laprakës” që rrëmbente fëmijët dhe abuzonte seksualisht me ta. Sipas vendimit, Prrenjasi do të vuajë dënimin me 25 vite burg heqje lirie dhe nuk ka të drejtë të përfitojë nga lirimi me kusht. Një seancë më parë të njëjtën masë dënimi kërkoi edhe Pokuroria, e cila kërkoi që Prrenjasi duhet të shpallet fajtor për akuzat e “marrëdhënies homoseksuale me të mitur, kryer me dhunë” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”, në dëm të 10-vjeçari J.C. në një ngjarje të shënuar në mars të vitit të kaluar.  Në kërkesën e saj para gjykatës, prokuroria kërkoi edhe mohimin e të drejtës së lirimit me kusht për të pandehurin.

Share Button