Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për pezullimin e Gjonit

Gjykata e Apelit në Durrës ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka propozuar KLD-së, shkarkimin e gjyqtarit Gjoni.

Sipas Naços, u konstatuan shkelje në deklaratën e pasurisë së Gjonit.

Në datën 16 maj, Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjoni, njëherazi anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i akuzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

 

Share Button