Gjykata dënon me burg 10 të pandehurit për vjedhjen e thesarit

Gjykata e Tiranës  ka dhënë sot vendimin për 10 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë duke i shpallur ata fajtorë dhe duke i dënuar me burg. Është mbyllur kështu gjykimi në shkallën e parë të Gjykatës së Lartë për 10 personat të cilët ishin nën akuzën për shpërdorim detyre, në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, akuzë të cilën ata e pranuan duke përfituar kështu edhe gjykimin e shkurtuar që do të sjellë ulje të dënimit për ta.
Gjykata ka vendosur si më poshtë:
Dorian Çollakun 1 vit burg
Myzejen Belba 1.4 vite burg
Bashkim Xhilaga 1.4 vite burg, liri me kusht për arsye shëndetësore
Liljana Tusha 1.4 vite burg
Lavdim Cani 1.4 vite burg
Dhimitër Davidhi 1.6 vite burg
Bahri Allushi 1 vit burg
Gentjan Jahja 8 muaj burg
Fatbardha Gurthi 8 muaj burg
Mehdi Marku 1 vit burg

Share Button