Gjykata Administrative shtyn vendimin për padinë e Ina Ramës

Gjykata Administrative ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës për rikthimin në punë si gjykatëse në Gjykatën e Apelit të ish Kryeprokurores Ina Rama. Kërkesa është shtyrë për në datën 14 korrik 2014. Sipas avokatit vendimi i KLD-së për të rrëzuar kërkesën e Ina Ramës është i pa drejtë dhe antiligjor. “U dhanë konkluzionet përfundimtare dhe u shty vendimi në datën 14 korrik. Ne kërkojmë të pranohet kërkesë-padia e Ina Ramës. Gjykata e futi procesin në një rreth vicioz. Gjykata punoi me dy standarde. Përfaqësuesja e KLD-së do mbrojë vendimin KLD-së. Vendimet e KLD-së janë pak në sinkron me vendimet e Gjykatës. Ne kemi argumentuar pse Ina Rama duhet të vendoset gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit. Unë diskutoj vendimin e KLD-së vetëm në lidhje me Ina Ramën. Vendimin KLD-së për Ina Ramës do e përkufizoja antiligjor, të pa drejtë, ”- u shpreh avokati i Ina Ramës për mediat.  Ish-kryeprokurorja, Ina Rama ka dorëzuar në Gjykatën Administrative një padi ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Padia është bërë për shkak se KLD rrëzoi kërkesën e Ina Ramës për pocizionin e punës si gjykatëse në Gjykaten e Apelit . Deri në mbarimin e mandatit të saj, Rama nuk ka pasur mundësi të kthehet në detyrën e gjyatëses, gjë që e ka ushtruar para se të ishte në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Share Button