Gjumi: Një komoditet i ri!

Si po kthehet në një luks, gjumi i rehatshëm?

Të gjithë ne, ia ndjejmë nevojën, asnjëherë nuk mjaftohemi me të, edhe pse na ben të ndihemi shkëlqyeshem, ai duket se nuk na kupton. Jo, nuk është paraja, është gjumi.
Ne shpenzojmë afërsisht një të tretën e jetës tonë në gjumë. Shkenca moderne na tregon se gjumi është thelbësor për një shendet të mirë. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë rritje të rrezikut të sulmit në zemër, diabet, depresion, obezitet dhe shumë të tjera –për të mos përmendur rënien e ndjeshme te produktiviteti që i kushton ekonomisë  $138 bilion në vit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në tre njerëz nuk fle mjaftueshem, sipas një studimi nga qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, i cili e ka shpallur gjumin si një problem të shëndetit publik.

Industria e gjumit është një treg shumë miliarda dollarë. Ashtu si shumë fusha të tjera jetese, tani ekziston një risi aplikacionesh, pajisjesh dhe veshmbathjesh që supozohet të na ndihmojnë të flejmë mirë dhe të harrojmë vështirësitë e së kaluarës.

Nga llampat e mençura që lëshojnë një lloj drite për t’ju ndihmuar të bini në gjumë, tek googles që pretendojnë se vendosin orën tuaj të brendshme, duke rrezatuar një dritë jeshile në blu, deri në gjysmë ore në ditë . Teknologjia ka një pafundësi zgjidhjesh për ju në qoftë se keni probleme me cilësinë e gjumit. Një mekanizem i ri “Sense” qëndron në komodinën pranë shtratit tuaj, duke ju ndihmuar të flini gjumë, të përmirësoni cilësinë e gjumit dhe të zgjoheni të relaksuar. “The Nightingale” është një makineri zhurmuese e lehtë , e cila bashkëvepron me akustikën e dhomës tuaj dhe ndërpret zhurmat e ambientit rrethues për t’ju ofruar një gjumë komod. Ndërsa, Magnesfera është një sferë e madhe ku ju uleni ndërkohë që trupi juaj është goditur nga rezonanca magnetike dhe ka si qëllim të balancojë sistemin nervor.
Por, të gjitha këto vijnë me një çmim të majmë, duke lënë jashtë ata qe e shohin “mirëqenien” si një privilegj të elitës.

Burimi: Al Jazeira                                                                                                                    Përktheu: Amela Kaloti

Share Button