Gjoba për ata që nxisin zëvendësimin e gjirit të nënës me produkte artificiale

Mjekët të cilët reklamojnë produkte që zëvendësojnë qumështin e gjirit të nënës do të përballen me masa ndëshkimore, deri në largim nga puna. Me këto masa do të përballen edhe rrjetet sociale, nëse do të reklamojnë apo propagandojnë produkte të tilla.

Ky ndryshim ligj u miratua në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë e zhvilluar ditën e djeshme, përmes së cilit stimulohet ushqyerja e foshnjës me gji.

Ndërkohë ligji do të veprojë mbi maternitetet publike dhe ato private, por edhe me qendrat shëndetësore, ku në rast reklamimi të produkteve zëvendësuese të qumështit të gjirit, do të ketë gjobitje.

Por në rastet kur një veprim i tillë vjen i përsëritur, parashikohet edhe largimi nga puna i përfaqësuesit të bluzave të bardha.

Share Button