Gjirokastër, sekuestrohen drogë dhe armë, 2 në pranga

50 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe një sasi armësh dhe tritoli janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës ndersa ne pranga kane perfunduar dy persona.

Të arrestuarit janë Shpëtim Sinani 42-vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet O.S ku gjate kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin u kap sasia e drogës.

Ndërkohë nga kontrollet në banesën e Sinanit u gjetën dhe u sekuestruan nje sasi armesh dhe municionesh, përkatësisht një automatik model 56, një pistoletë TT, granatë dore së bashku me ndezesin, dy kallëpe tritol sebashku me kapsollat detonatore dhe fitilin,1650 fishekë model 56 dhe 1500 fishekë pistolete.

Ndërkaq materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjirokastër për procedim për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim , si dhe “Mbajtie pa leje të armeve dhe municjoneve luftarake”.

Share Button