Gjirokastër, mësuesi i vë flakën vetes

Një mësues ka tentuar t`i japë fund jetës, duke u vetëdjegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur sot në ambjentet e shkollës industriale të Gjirokastrës ku 60-vjeçari Laze Harshova ka lyer trupin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes.

Menjëherë ka ndërhyrë stafi pedagogjik duke shuar flakët dhe më pas mësuesi është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ka marrë djegie të rënda në fytyrë dhe në trup.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë 60-vjeçarin të kryente aktin e rëndë.

 

 

Share Button