Gjirokastër, kapet i kërkuari për vrasje

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot një person, i cili rezulton i dënuar për vrasje.

I ndaluari është Agron Kalemin, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Sipas uniformave blu në vitin 1993 Kalemi ka vrarë shokun e tij në Athinë dhe ka kryer vetëm 4 vite burg.

Ai u arratis nga burgu i Shën Kollit në vitin 1997 dhe që prej asaj kohe fshihej në Greqi.

Share Button