Gjirokastër, kapen 500 kg marijuanë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 500 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë ndërsa në pranga ka përfunduar një person.

Lënda narkotike, e cila vinte nga Lazarati, u kap në fshatin Hoshtevë teksa po transportohej me 2 automjete tip fuoristradë “Range Rover” dhe një mushkë.

Transportuesit e drogës sapo janë diktuar nga policia janë larguar menjëherë duke përfituar nga errësira dhe koha e keqe ndërsa është bërë e mundur vetëm kapja e njerit prej tyre, shtetasit Niko Rizvo.

Policia ndërkaq ka shpallur në kërkim 4 transportuesit e tjerë të drogës dhe po punon për kapjen e tyre.

 

Share Button