Gjirokastër, kapen 350 kg drogë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 350 kg kanabis sativa në aksin Gjrokastër-Golem ndërsa janë shpallur në kërkim transportuesit e saj.

Mësohet se droga u gjet e fshehur në nje automjet tip “Volkswagen Touareg” me targa AA 724 AY, e ndarë në 300 pako ndersa transportuesit jane larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira.

Nga hetimet paraprake mësohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.

Ndërkaq policia po punon për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share Button