Gjirokastër, kapen 30 kg marijuanë, pranga transportuesit

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 30 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e saj.

Droga u kap në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në makinën e Ndue Markut, i cili ka rënë në prangat e policisë.

Sipas informacioneve, droga ishte ndarë në 23 pako dhe ishte fshehur në shasinë e automjetit.

Mësohet se droga vinte nga Lazarati dhe kishte për destinacion shtetin grek.

Share Button