Gjirokastër, kapen 20 kg kanabis

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike në një automjet tip “BMW”, në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftohtë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se droga është gjetur në automjetin me targë AA188 GZ, ndërsa në pranga ka rënë transportuesi Leonidha Gjini.

Mësohet se në automjet ndodhej edhe një tjetër person, i cili është larguar, duke përfituar nga errësira por policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake mësohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati.

 

Share Button