Gjirokastër, kapen 190 kg kanabis sativa

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 190 kg kanabis sativa ndërsa ka vënë në pranga edhe poseduesin e saj.

Operacioni i policisë u zhvillua në vendin e quajtur “Ura e Kordhocës” ku droga u gjet e fshehur në makinën tip “Golf” me targa AA 308 ET që drejtohej nga Rigels Daci, i cili u arrestua nga forcat blu.

Mësohet se lënda narkotike, e ndarë në 98 pako ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Italinë.

 

Share Button