Gjirokastër, kapen 16 klandestinë nga Siria

Policia e Gjirokastër ka ndaluar sot 16 klandestinë nga Siria.

Opercaioni i policisë u zhvillua në afërsi të fshatit Bulo dhe sipas tyre klandestinët kishin hyrë përmes kufirit jeshil me shtetin grek.

Të njëjtat burime policore bëjnë me dije se destinacioni i tyre ishte Mali i Zi.

Ndërkaq pas arrestimit 16 klandestinët iu dorëzuan palës greke pasi ata ishin të pajisur me leje qëndrimi dy mujore nga policia greke.

Share Button