Gjirokastër, kapen 150 kg drogë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 150 kg drogë ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e saj.

Mësohet se droga është kapur në një makinë me targa false në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë ndersa drejtuesi i mjetit kur konsistoi praninë e policisë devijoi mjetin nga rruga kryesore për në fshatin Hormovë dhe e braktisi atë.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti të fshehur në sediljen e pasme 120 pako me lëndë narkotike, që përkonin me 150 kg drogë.

Policia ka shpallur në kërkim poseduesin e drogës me inicialet S.K nga Fieri dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

 

 

Share Button