Gjirokastër, kapen 10 klandestinë nga Siria

10 klandestinë nga Siria, mes tyre edhe 2 fëmijë janë ndaluar sot nga policia e Gjirokastrës në fshatin Valare.

Nga hetimet paraprake mësohet se klandestinët kanë hyrë në territorin shqiptar përmes Greqisë, ndërsa nuk dihet destinacioni i tyre.

Pas shoqërimit të tyre në polici mësohet se 10 klandestinët i’u dorëzuan palës greke.

Share Button