Gjirokastër, kapen 10 klandestinë nga Siria

Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka kapur në flagrancë mbrëmë 10 klandestinë nga Siria pranë shtratit të lumit Drino në vendin e quajtur Subash.

Operacioni i zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e klandestinëve të paligjshëm, të cilët ishin duke lëvizur në këmbë përgjatë lumit Drino.

Sipas policisë, mësohet se destinacioni i tyre ishte të shkonin në Mal të Zi.

 

Share Button