Gjirokastër, arrestohet i kërkuari për plagosje

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin pas 4 vjetësh të një të kërkuari për plagosjen e një personi.

I arrestuari eshte 33-vjeçari Armand Mevlani, i cili ishte denuar me 4 vjet burg për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011 kur Mevlani ka goditur në kokë me mjete të forta, për motive të dobëta shtetasin me iniciale T.S. duke i shkaktuar plagë të rënda.

 

Share Button