Gjermania voton pro zgjatjes së borxhit grek

Bundestagu gjerman votoi për zgjatjen e ndihmës financiare të Greqisë edhe për katër muaj të ardhshëm. Si fuqi ekonomike dominuese në Bashkimin Evropian, vota pro e Gjermanisë shihej si jetësore dhe aprovimi nga mazhoranca e parlamentit i dha Greqisë shansin që kërkonte nga Eurozona. Zgjatja e borxhit grek u aprovua nga kreditorët ndërkombëtarë javën e shkuar, në shkëmbim të një sërë reformash nga qeveria greke; kjo si nevojë për aprovimin e ministrave të financave të Eurogrupit. Ministri i Financave gjermane Wolfgang Schaeuble  u shpreh në favor të marrëveshjes duke deklaruar para parlamentit se “Gjermania duhet të bënte gjithçka për të mbajtur Evropën të bashkuar”.

Share Button