Gjermania në kërkim të autorit të sulmit të Berlinit

Policia është në kërkim të autorit të sulmit në tregun e Berlinit ku mbetën të vrarë 12 persona.

Mbrëmjen e së martës, 20 dhjetor policia liroi të arrestuarin duke deklaruar se nuk kishte evidencë për lidhjet e tij me atentatin.

Ata thonë se më shumë se një person është në kërkim, ndërsa janë forcuar masat e sigurisë për kryeqytetin gjerman.

I ashtuquajturi ISIS tha se njëri prej ushtarëve të tij kishte kryer krimin por nuk dha më shumë detaje.

Share Button