Gjermania kundër Facebook: Po nxit urrejtjen racore

Autoritetet gjermane kanë vënë në shënjestër rrjetin social Facebook, të cilin e akuzojnë për nxitje të urrejtjes, kryesisht kundër emigrantëve.

Prokuroria në Hamburg po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër menaxherëve të Facebook. Një zëdhënëse thotë se pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet

Revista “Spiegel”, e gjithashtu agjencia e lajmeve Reuters raportojnë rastin e një avokati nga Würzburgu që ka bërë një kallëzim ndaj tre përfaqësuesve të lartë të Facebook-ut në Gjermani dhe jashtë vendit.
Ata akuzohen, se nuk i kanë shuajtur me kohë mesazhet e urrejtjes.

Shefi i Facebook-ut Mark Zuckerberg i ka premtuar muajin e kaluar kancelares Angela Merkel, se do të kujdeset për parullat e urrejtjes.

“Mendoj se duhet të punojmë në këtë drejtim”,- tha Zuckerberg në takimin me kancelaren Merkel në Nju Jork.

Ndërkohë në mesin e muajit shtator ministri i Drejtësisë Heiko Maas u takua në Berlin me përfaqësuesit e Facebook-ut.

Maas u shpreh i irrituar nga fakti që fotografitë nudo shuhen menjëherë, ndërsa parullat raciste dhe armiqësore ndaj të huajve jo.

Share Button