Gjermania dhe Franca kërcënojnë Rusinë me sanksione

Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar Rusinë për më shumë sanksione nëse në Ukrainë dështojnë zgjedhjet presidenciale më 25 maj. Presidenti Francez Fransua Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel bënë të ditur nëpërmjet një deklarate për mediat se i frikësohen destabilizimit të mëtejshëm të Ukrainës. Të dy liderët europiane nënvizuan se referendumet e planifikuara në lindje të Ukrainës për ditën e djelë do të konsiderohen të paligjshme ndërsa i kërkuan Moskës që të reduktojë ndjeshëm numrin e trupave ushtarake në kufi me Ukrainën. NATO vlerëson se jane rreth 40 mijë trupa ruse pranë kufirit Ukrainas. Perëndimi gjithashtu ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, pas vizitës që ka bërë në Krime, për herë të parë qe kur gadishulli u aneksua nga Moska.Shtetet e Bashkuara theksuar se vizita ka qenë provokim. Edhe sipas Bashkimit Evropian dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kjo vizitë nuk duhej të kishte ndodhur.

Share Button