Gjermani, rritet numri i kompanive që falimentojnë

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjatë muajit maj të këtij viti rritet për 1,6 për qind numri i falimentimit të kompanive në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani (Destatis), njoftohet se gjatë muajit maj të këtij viti 764 kompani në Gjermani kanë falimentuar. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2016, numri i falimentimeve është rritur për 1,6 për qind.

Në shtetin lokomotivë të Evropës, në Gjermani sektori më i prekur nga falimentimet është ai i industrisë së tregtisë, përfshirë edhe mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, me 296 raste të falimentimit.

Këtë e përcjell sektori i ndërtimtarisë me 290 paraqitje të falimentimit dhe ai i shërbimeve profesionale, shkencore dhe teknike.

Borxhi i cili parashihet të paguhet me paraqitjet e falimentimeve të kompanive, gjatë muajit maj është regjistruar të jetë 1,6 miliardë euro. Ndërkaq, borxhi në fjalë gjatë muajit maj të vitit 2016 ishte rreth 2,1 miliardë euro.

Përveç falimentimeve institucionale, edhe 8 mijë e 404 debitorë kanë paraqitur kërkesa për falimentim. Ky numër në krahasim me periudhën e vitit të kaluar është rritur për 6 për qind.

Share Button