Gjermani, pilotët e sëmurë detyruan Air Berlin të anulojë fluturimet

Kompania ajrore gjermane e cila është në falimentim ka anuluar dhjetëra fluturime me arsyetimin se “një numër jashtëzakonisht i madh” i pilotëve të tyre janë të sëmurë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të martën, mediat gjermane njoftuan se kompania ajrore është në mosmarrëveshje me pilotët rreth transferimit të stafit tek blerësit potencial.

Air Berlin ka shpallur falimentimin muajin e kaluar pas disa vitesh në të cilat kishte regjistruar humbje dhe vendimit të aksionerit më të madh Etihad për ndërprerjen e pagesës.

Ofertat për blerjen e Air Berlin duhet të dorëzohen deri të premten.

Share Button