Gjermani, moti i keq vështirëson transportin hekurudhor

Transportuesi hekurudhor gjerman, Deutsche Bachn, është detyruar të mbyllë disa linja në veri të vendit për shkak të motit të keq. Era e fortë ka shkulur pemët, të cilat kanë përfunduar në hekurudha, duke shkaktuar probleme të mëdha në transportin hekurudhor.

Deutsche Bahn të enjten njoftoi se ka pezulluar trafikun në linjat Hamburg-Berlin, Hamburg, Hanover, Bremen-Hannover dhe Hannover-Wolfsburg-Berlin, derisa të pastrohen binarët.

Nga hekurudhat gjermane kanë theksuar se shpresojnë se deri në pasditen e vonë në disa linja përsëri të fillojë qarkullimi, dhe pasagjerët të ndjekin informacionet në faqen e tyre të internetit.

Byroja Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar se era e fortë do të vazhdojnë dhe se priten edhe reshje shiu.

Share Button