Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Gjermania jo vetëm që i ka hapur dyert refugjatëve për t’i dhënë atyre një strehim të sigurtë larg luftës në Siri, por ka nisur procedurat për të ofruar shërbimet e një jetese normale për ta. Si një nga nismat e para është shkollimi i fëmijëve të emigrantëve.

Qeveria ka angazhuar rreth 8.500 mësues të cilët do të marrin përsipër shkollimin e tyre.

Numërohen afërsisht 196 mijë fëmijë që pritet të hyjnë në sistemin shkollor gjerman vitin e ardhshëm, ndaj edhe janë krijuar 8264 klasa të veçanta për t’i ndihmuar ata që të kapin nivelin njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Tani vendi po vë në zbatim te gjitha mekanizmat për të ofruar shërbime ndaj të gjithë të sapoardhurit.

“Shkollat dhe administratat arsimore kurrë nuk janë përballur me një sfidë të tillë”, tha Brunhild Kurth, një zyrtar i lartë i arsimit në Gjermani.

E ndërkaq Heinz-Peter Meidinger, kryetar i Sindikatës së Mësuesve, tha se Gjermania do të duhet të shtojë stafin pedagogjik me 20 mijë mësimdhënës shtesë me qëllim që të përballojë fluksin e ri.

 

Share Button