Gjenevë, përfundon raundi i katërt i bisedimeve për krizën në Siri

Steffan de Mistura, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, tha se ka përfunduar raundi i katërt i bisedimeve për krizën siriane në Gjenevë.
Ai theksoi se gjatë marsit do të ftojë të gjitha palët në raundin e pestë të bisedimeve të paqes të cilat do të mbahen në Gjenevë.

Më tej shtoi se palët e kundërshtuara kanë arritur marrëveshje që në rendin e ditës të përfshinë “masat afat mesme për krijimin e besimit dhe luftën kundër terrorizmit”.
Ai gjithashtu tha se edhe gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve do të mbahen takime indirekte.

“Kur të vijë koha e duhur, do të shkojmë në negociata të drejtpërdrejta”, tha De Mistura, duke shtuar se kanë arritur të heqin, siç tha ai, të paktën “barrierën psikologjike” në mes të palëve
Anadolu Agency (AA)

 

Share Button