Gjenevë, përfundon raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka njoftuar se raundi i 6-të i bisedimeve për Sirinë në qytetin Gjenevë të Zvicrës ka përfunduar pa u diskutuar 4 çështjet kryesore që formojnë themelin e negociatave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e fundit të bisedimeve të raundit të 6-të të këtyre bisedimeve të cilat filluan më 16 maj në Gjenevë, Mistura ka mbajtur takime ndarazi me kryesuesin e delegacionit opozitar Nasir el-Hariri dhe me delegacionin e regjimit të Bashhr al Asadit.
Në një konferencë për shtyp pas takimeve Mistura tha se “Sot kemi përfunduar raundin e 6-të të bisedimeve për Sirinë në Gjenevë”.

Nder te tjera Mistura është shprehur se “Në këtë raund dëshiroja të nisja procesin e takimeve të përbërë nga ekspertët. Kam kërkuar nga palët duke i ftuar të marrin pjesë në këto takime. Në këtë mënyrë ndarazi nga bisedimet kryesore kemi nisur procesin e takimeve, ku diskutohen çështjet ligjore dhe kushtetuese që kryhen me pjesëmarrjen e ekspertëve. Në këto negociata kanë kryesuar ekspertët e OKB-së. Me të vërtetë jam i kënaqur për nisjen e këtij procesi”.

Pasi ka theksuar se takimet me ekspertët nuk kanë qëllim të mbushin vendin e bisedimeve të kryera me krerët e delegacioneve të opozitarëve edhe regjimit, Mistura tha se kjo kontribuon për 4 temat kryesore të takimeve.

Share Button