Gjenet pësojnë ndryshime nëse vuani nga pagjumësia

Qindra gjene pësojnë ndryshime tek personat që flenë më pak se 6 orë në ditë.

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe shumë dëme të tjera që i shkakton trupit dhe shëndetit të njeriut pagjumësia, transmeton “Zeri.info”.

Sipas studimit të zhvilluar së fundmi, qindra gjene kanë pësuar ndryshime rrënjësore tek njerëzit që kanë fjetur më pak se 6 orë për një javë rresht. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe gjatë studimit.
Ndërkohë që njëri nga grupet fjetën të paktën 10 orë në ditë, grupi i dytë fjeti më pak se 6 orë.

Në krahasimin e bërë mes gjakut të marrë nga persona të të dyja grupeve pas një jave është vënë re se tek grupi që kishte fjetur më pak se 6 orë më shumë se 700 gjene kishin pësuar ndryshime në funksionet e tyre.

Udhëheqësi i studimit, prof. Kolin Smith, theksoi se këto ndryshime mund të shkaktojnë ndryshime në ekuilibrin kimik të trupit.

Disa gjene shfaqin pakësim ose shtim të funksioneve të tyre gjatë ditës, por pagjumësia shkakton funksionimin e tepërt ose shkatërrimin e tyre, duke prishur ritmin natyral.

Prof. Smith është përpjekur ta krijojë një lidhje mes sëmundjeve të zemrës, obezitetit, prishjes së funksioneve të trurit me pagjumësinë, por të mos harrojmë se pagjumësia ndikon më shumë në sistemin tonë imun. /ZËRI

Share Button