Gjendet trupi i18-veçarit që ra në kanionet e Erzenit

Eshtë gjetur pas 10 ditë kërkimesh trupi i 18-vjeçarit Erion Alizoti.

I riu ra në kanionet e lumit Erzen pasditen e 30 marsit teksa ishte duke zhvilluar një ekskursion me një grup shoqëror.

Trupi i 18-vjeçarit Erjon Alizoti u gjet nga polumbarët dhe forcat RENEA në një guvë rreth 20 metra larg vendit ku ai u rrëzua.

Mësohet se viktima u dërgua rreth orës 10:30 në morgun e Tiranës ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe më pas trupi i pajetë do t`u dërëzohet familjarëve.

Share Button