Gjendet trupi i pajetë i 29 – vjeçarit i cili humbi në Sarandë

Është gjetur pas 4 ditësh trupi i pajetë i 30 vjeçarit Alex (Abaz) Laçi. Trupi i 30 -vjeçarit me origjinë nga Dibra, që jetonte në Tiranë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve.

Familjarët dhe të afërmit e tij pak ditë më parë bënë denoncimin për zhdukjen, ndërsa deklaruan se në komunikimin e fundit që kishin pasur, ai u kishte thënë se është nisur drejt qytetit të Sarandës.

Pas denoncimit, policia nisi kërkimet, ndërsa fllimisht para dy ditësh gjeti në bregdetin e Sarandës pasaportën dhe rrobat e tij.

Mbrëmjen e djeshme, trupi i tij ka rënë në rrjetat e peshkatarëve. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30 vjeccarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Share Button