Gjendet i plagosur në rrugë i riu nga Vlora, nisin hetimet

Një person teksa po ecte, gjeti të plagosur në rrugë një qytetar nga Vlora.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në rrugën e “Nartës”, teksa qytetari ka hasur në një person të plagosur dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Mësohet se i plagosuri është M. H, 23 vjeç, i cili rezulton të jetë plagosur me armë gjahu dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për identifikimin dhe zbardhjen e autorëve.

Informacioni Paraprak i policisë së Vlorës:
Më datë 18.10.2017 Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një shtetasi se në vendin e quajtur ”Guri i Çifutit”, në rrugën e Nartës ka konstatuar pas një karburanti një shtetas të plagosur me armë gjahu.

Shtetasi i plagosur është M.H., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Share Button