Gjendet piktura 118-vjeçare në një kasolle të vjetër në Antarktikë

Një pikturë 118-vjeçare është gjetur në një kasolle historike të fshehur në mesin e pinguinëve në Antarktikë.
Piktura është bërë nga Edward Wilson, i cili vdiq së bashku me kapitenin Robert Scott dhe tre persona të tjerë në vitin 1912. Ndërsa luftonte për tu kthyer nga udhëtimi në Polin e Jugut ai pikturoi me bojëra uji një zog të vogël.
Bojrat e ujit janë gjetur në një varkë brenda kasolles në Cape Adare sipas Antarctic Heritage Trust, që po merret me restaurimin e 1500 objekteve të gjetura në kasolle.
Fillimisht nuk ka qenë e qartë se kush e pikturoi dhe pse ndodhej ajo në mesin e letrave.

Share Button