Gjendet një brez me eksploziv në periferi të Parisit

Policia franceze po ekzaminon një brez të mbushur me eksploziv të gjetur në një rrugë periferike të Parisit, 11 ditë pas sulmeve që vranë 130 persona.

Thuhet se brezi është i ngjashëm me ata të përdorur nga kamikazët dhe është i gjetur në një periferi ku dyshohet të kenë kaluar atentatorët pas sulmeve.

Objekti ishte hedhur në një kosh mbeturinash dhe u zbulua nga pastruesit e rrugës në lagjen Montruzh.

Sipas burimeve, të cituara nga agjencia e lajmeve “AFP”, objekti nuk ishte i pajisur me detonator.

Gjithsesi, ai konsiderohet si një provë kyçe që lidhet me të dyshuarin kryesor të sulmeve Salah Abdeslam.

 

Share Button