Gjendet në Himarë bomba e rrezikshme luftarake

Një bombë aviacioni është gjetur në fshatin Piqeras të Himarës ditën e sotme. Bomba shpërthyese e Luftës së Dytë Botërore u konstatua nga një qytetar, i cili njoftoi policinë. Bomba është rreth 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit.

Njoftimi i policisë:
Policia njofton lidhur me municionin luftarak (bombë aviacioni shpërthyese), të gjetur në fshatin Piqeras.

Kryhet shpërthimi i kontrolluar dhe pa probleme i municionit luftatak.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë pasi kanë marrë njoftimin se në fshatin Piqeras (jo në zonë të banuar), por pranë një rruge në një sipërfaqe toke me ullinj është konstatuar municion luftarak (bombë aviacioni), kanë shkuar e kanë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

U njoftua Prefektura, Shtabi i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra e Emergjencave, Specialistët e Repartit të Xhenios të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar dhe pa probleme të municionit luftarak (bombë aviacioni shpërthyese e Luftës së 2 Botërore, me përmasat: 1.20 metër e gjatë me peshë totale 70 kg, ku 30 kg është sasia e eksplozivit).

Policia falënderon shtetasin i cili menjëherë sapo konstatoi këtë municion luftarak, njoftoi Strukturat Policore për të vijuar me veprimet e mëtejshme

Share Button