Gjendet eksploziv në verandën e një lokali në Tiranë

Një sasi lënde eksploziv, e llojit tritol është gjetur e paplasur në verandën e një restoranti në rrugën e Kavajës, pranë Pallatit me Shigjeta.

Lënda eksplozive  është gjetur nga pronarët e lokalit, mengjesin e sotem.

Menjëherë është kërkuar ndihma e policisë e cila vendosi perimetrin e sigurisë dhe njësia antieksploziv bëri dhe çaktivizimin e tritolit.

Policia ka marrë në pyetje Shpëtim Osmanin, pronarin për të hedhur dritë mbi motivin që mund të fshihet pas vendosjes së lëndës eksplozive në verandën e lokalit të tij.

 

Share Button