Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC-së

Ish-gazetarja e BBC, Jacky Sutton, është gjetur e varur në tualetin e aeroportit të Stambollit.

50-vjeçarja duhet të merrte një avion për në Erbil, në Kurdistanin iraken, por e kishte humbur fluturimin dhe ishte shfaqur shumë e keqardhur kur i ishte dashur të blinte një biletë të re.

Sutton ishte drejtoreshë e Institutit për Raportimin e Luftës dhe Paqes, një organizatë që ofron mbështetje për gazetarët dhe aktivistët që planifikojnë të veprojnë në zona lufte.

Vdekja e saj vjen 5 muaj nga ajo e parardhësit të saj, që mbeti i vrarë në Bagdad nga shpërthimi i një autobombe.

Gazeta “Daily Mail” citon deklaratën e gazetarit iraken Mazin Elias, mik i Sutton, sipas të cilit, “dikush e ka vrarë Jackyn pasi ajo nuk do të ishte vetëvrarë kurrë”.

 

Share Button