Gjendet djali me bluzën e Messit

Misteri për identitetin e djalit që bëri me qese plastike bluzën e futbollistit Messi, duket se është zgjidhur.

Djali që u njoh si “fansi më i madh i Messit” është 5-vjeçari Murtaza Ahmadi nga një zonë rurale nga Afganistani.

Kërkimet në internet për të gjetur djalin e panjohur u nxitën nga një fotografi ku djali ishte me shpinë dhe kishte veshur bluzën e Lionel Messit, e cila ishte bërë nga një qese plastike dhe kishin për qëllim që t’i dhuronin djalit të vogël një bluzë të vërtetë të lojtarit.

Azim Ahmadi, i cili jeton në Australi postoi në rrjetet sociale fotografinë e nipit të tij Murtaza dhe krahasimi i këtyre fotove bëri që të shihen ngjashmëritë midis dy fotografive.

Azim komunikoi me babain e djalit Arifin, i cili konfirmoi se ishte pikërisht djali i tij ai që kërkohej në rrjetet sociale. Arifi tha se djali i vogël e do shumë Messin dhe futbollin.

“Për ne nuk është e mundur të blejmë një bluzë pasi unë jam një fermer i thjeshtë. Kështu fëmijët përdorën qeset plastike.”

Ai e di se sa i famshëm është djali i tij tani pasi ja treguan disa shokë që kanë internet.

 

Share Button