I gjenden tritol dhe objekte antike, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi në lokalin e tij i është gjetur një sasi tritoli dhe grantash lufatarake, si dhe disa objekte të dyshuara si antike. Në gjendje të lirë procedohet babai tij.

Sipas burimeve zyrtare Thanor Pupa, 36 vjeç nga Çërrava, është arrestuar pasi në lokalin e fshatit u gjet një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike. Veç kësaj, gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën edhe katër armë gjahu pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Share Button